Subscribe
Këtë vit çmimi i patates dhe qepës në juglindje të vendit është rritur shumë. Nëse vitin e kaluar një kilogram patate është shitur nga 45-50 lekë, këtë vit ka shkuar deri në 60 lekë për kilogramë.
Sipas fermerëve kjo rritje ka ardhur për shkak të kërkesave të tregut vendas në këtë periudhë vere.
DANJEL PLASA
FERMER
Prej shume vitesh kam punuar për të zgjedhur kultivarin e kërkuar nga tregu dhe me kryesorja kultivare me të cilin dalim më shpejt se të tjerët në treg.
Për fermerin Vasil Plasa çmimi i këtij viti është i lartë edhe për shkak të rritjes së imputeve bujqësore.
VASIL PLASA
FERMER
Kërkesat e tregun kanë ndikuar më shumë në këtë rritje
Por drejtori i bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, Arben Dulellari, thotë se kultivimi i patates vitet e fundit është përqendruar në një numër të caktuar fermerësh.
ARBEN DULELLARI
DREJTOR I BUJQESISE
Fermerë të cilët jo vetëm kanë fituar më shumë përvojë pune, por më kryesorja kanë investuar në makineri bujqësore duke ulur koston e prodhimit.
Në qarkun e Korçës këtë vit janë mbjellë 2191 hektarë me patate dhe 1417 hektarë me qepë.