Të marrësh një kredi të re në euro për blerje banese sot të kushton më shumë sesa në lekë, pas vendimeve të njëpasnjëshme të Bankës Qendrore Europiane për të rritur normën bazë të interesit për euron në 4%.

 

KLODIAN MUÇO

EKSPERT PER EKONOMINE

Vendimet e BQE kanë një impakt direkt apo indirekt edhe në realitetin shqiptar. Impakti direkt është për individët shqiptarë që pjesa dërrmuese kanë tendencën të marrin kredi në euro, duke qenë se shtëpitë shiten në euro. Kur paguhet përqindja e interesave mbi kredinë, kjo përcaktohet si vlerë e euriborit plus një fitim i bankës. Rritja e normës së interes në euro, ndikon direkt te rritja e kostos së kredisë.”

 

Një kredi në euro përbëhet nga norma mesatare e kostos së euros në treg, njohur ndryshe si Euribor me afat 12-mujor, plus një normë fikse fitimi nga banka. Nga 1.01 për qind korrikun e një viti më parë, aktualisht Euribori 12-mujor ka arritur në 4.2%.

 

KLODIAN MUÇO

EKSPERT PER EKONOMINE

“Tendenca është që bankat e nivelit të dytë thonë që për dy vitet e para kësti i kredisë nuk ndryshon, pas dy vitesh më pas rishikohet në varësi të euiborit. Ka një efekt që në shumicën e rasteve shfaqet në mënyrë të menjëhershme.”

 

50% e portofolit të kredisë në vend përbëhet nga kreditë në valutë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re