Gazi është një nga produktet të cilin qytetarët detyrohen ta paguajnë më shtrenjtë, në këtë valë të rritjes së çmimeve.

 

Nëse për një bombol gazi 10 kg familjarët deri dje paguanin 1.300 lekë, sot nxjerrin nga xhepi 1.700 lekë.

 

Furnitorët thonë se kjo rritje me 500 lekë ka ardhur brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndërsa konsumatorët ankohen se nuk e përballojnë dot.

 

 

QYTETARË

 

1–“Shtrenjtë, është ngrit shumë çmimi.”

 

2—-“Më zi, më keq nuk ka ku të shkojë. Është rritur. Përdor një bombol në muaj, për gatim.”

 

3—“Gazin e  përdor për gatim. Është rritur.”

 

Ndërkohë, duket se shtrenjtimi i gazit do të jetë shkak që qytetarët të përballen me çmime më të rritura edhe në fast food-e, mensa apo restorante.

 

Gazi përdoret masivisht për gatim në këto biznese dhe pronarët po mendojnë të ngrejnë çmimet, që t’i bëjnë ballë krizës.

 

 

 

PRONARË E BIZNESEVE

 

1–“Të gjitha pajisjet që përdorim ne janë me gaz, bazën e kemi te gazi. Kemi konsum ditor dy bombola gazi të mëdha në ditë, rreth 50 kg. E merrnim 20 mijë lekë, tani ka shkuar 35 mijë lekë. 70 mijë lekë në ditë gaz. Me gazin jemi shumë shumë problem. Po punojmë pa fitim. Gazi është rritur jashtëzakonisht shumë. Do bëjmë si do bëjmë, do presim janarin dhe do të rrisim të gjithë çmimet.”

 

2–“Deri tani rritje çmimi nuk kemi reflektuar te klientët, nëse do të vazhdojë rritja e çmimti të gazit, jemi të detyruar që këtë rritje ta reflektojmë diku. Mesatarisht duam rreth 4 bombola gazi në ditë.”

 

3—“Nëse vijon rritja, do të jetë problem. Me sforcim shumë të madh, me shumë probleme edhe me stafin, mund të ketë edhe reduktim të stafit në një moment. Deri më tani nuk kemi bërë rritje çmimi, por nëse vazhdon kjo valë, sigurisht që do të ketë rritje çmimesh. Nuk e dimë si do ta përballojë populli.”

 

 

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria ka propozuar akcizë 6 lekë për litër edhe për gazin e lëngshëm që familjet shqiptare përdorin për ngrohje a gatim, çka do të thotë se çmimet do të vijojnë trendin rritës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re