Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj pas përfundimit të seancës plenare, ku u votuan një sërë projektligjesh nga mazhoranca me shpejtësi për shkak të kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës, komentoi miratimin për shtyerjen e ligjit për investimet strategjike.

Ai tha se nëpërmjet këtyre ligjeve të miratuar në Parlament, Damian Gjikmnuri po ndërton resort në Parkun e Butrintit, ndërsa ish-minstrja Olta Xhaçka  po ndërton në bregdetin në shqiptar edhe pse kur hynë në politikë hynë me xhepat bosh.

Shehaj shtoi se qëllimi i vetëm e mazhorancë është të kapin çdo gjë me vlerë në vendin tonë dhe të ndërtojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Agron Shehaj: 

Kemi raste konkrete se si nëpërmjet ligjeve të aprovuara nga parlamenti, Gjiknuri po ndërton këtë resortin këtu. Kjo është ajo pika e vogël që fliste ministria e Kulturës, që është pjesë e parkut kombëtar të Butrintit.

Qeveria e Hoqi nga parku dhe ia dha Gjiknurit. Ishte një perlë tani shiko se cfarë po ndërtohet. Ky është plazhi i dhërmiut ku ish-ministrja e cila hyri me xhepat bosh në politike, për ndërton këtë resort.

Këta kanë vetëm një qëllim  të kapin cdo gjë që ka vlerë në  bregdetin e vendit dhe të ndërtojnë për veten  e tyre dhe familjet e tyre.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re