Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare u mblodh paraditen e së mërkurës për të shqyrtuar dy kërkesa të socialistëve.
Ata kërkuan ngritjen e dy komisioneve të posaçme, për reformën zgjedhore dhe për atë administrative-territoriale.
Por dy krerët e grupeve parlamentare, Taulant Balla i PS dhe Gazment Bardhi ranë dakord që dy Komisionet e Posaçme të shtyhen për javen e ardhshme.
