Skip to content

Shtyhen gjobat për fiskalizimin/ Biznesi i vogël ende jashtë procesit, pa gjoba deri në qershor 2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Qeveria shtyu edhe për 6 muaj afatin për të mos penalizuar biznesin e vogël, i cili ende nuk është fiskalizuar.

 

Afati fillestar që nuk do aplikohej penaliteti ishte deri në fund të këtij viti, por tashmë ai u shty deri në fund qershor të 2022.

 

Për biznesin e vogël dhe mesëm, i cili ka bërë dhe rezistencën më të madhe, ky është një lajm i mirë.

 

Sipas shoqatës së biznesit të vogël, këto muaj duhet të jenë kohë reflektimi dhe informimi mbi këtë procedurë në mënyrë që pas përfundimit të afatit sipërmarrësit të jetë gati për të zbatuar këtë ligj,

 

Të dhënat flasin se deri në këtë fund dhjetori nga 120 mijë biznese që duhet të fiskalizoheshin, vetëm gjysma e tyre kanë nisur të zbatojë procesin.

 

Bëhet fjalë për bizneset e vogla dhe mesme, që më së shumti janë familjare të cilat kanë kundërshtuar këtë ligj  me argumentin se ai ka kosto dhe se janë ende të painformuar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë