Elbasani, Shkodra, Lezha dhe Vlora kanë afat deri në datën 30 shtator të vitit 2020 për të përfunduar procecin e digjitalizimit të transmetimeve analoge.
Vendimi është njoftuar nga Autoriteti i Mediava Audiovizive nëpërmjet një njoftimi për mediat. Sipas AMA-s, ky vendim është marrë për shkak të vështirësive që u krijuan për punën në terren prej pandemisë.
Një tjetër arsye për shtyrjen e afatit është edhe sepse nuk ka përfunduar plotësisht struktura e trasnmetimit.
Po ashtu, në bashkitë kryesore të këtyre qarqeve janë instaluar pikat e transmetimit, por mbeten pa sinjal disa bashki të tjera.
AMA thotë se vendimi u mor edhe për të shmangur grumbujt e qytetarëve në zyrat postare apo në pika të ndryshme shitjesh për të blerë dekoderat.
