Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri është shtyrë për shkak të seancë së Kuvendit të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti shkruan se ka rënë dakord me Ramën dhe takimi  do të mbahet më 2 Tetor.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re