Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, i cili ishte paralajmëruar të mbahej më 2 Shtator, është shtyrë për datën 4 Shtator. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot, duke sqaruar se shtyrja është për shkak të agjendës.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Washington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

O’Brien shtoi se ShBA-ja është në pritje të vazhdimit të bisedimeve ndërkohë që do të m betet fokusi tek temat ekonomike që sipas tij, janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin këto bisedime të rëndësishme në mes të presidentit Vucic dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që progresi në ekonomi, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë hapat e parë drejt avancimit në procesin e paqes”, ka përfunduar ai.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re