Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shtyrë edhe me një muaj afatin e mbylljes së transmetimeve analoge.

Në një deklaratë për mediat, kreu i AMA Gentian Sala deklaroi se vendimi është marrë pas një sondazhi të bërë nga ky institucion. Sipas kreut të AMA-s, nga sondazhi rezzultoi se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

“Në mënyrë unanime, AMA ka vendosur shtyrjen e afatit të transmetimeve analoge edhe për katër javë”

Transmetimet analoge për qarkun e Tiranës, Durrësit e Vlorës do të mbylleshin me 1 shtator por sipas vendimit të Bordit të AMA-s ato do të mbyllen në 30 shtator me qëllim që të gjithë qytetarët të pajisen me dekodera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re