Seanca gjyqësore e parashikuar të zhvillohej ketë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Emiliano Shullazit është shtyrë. Shkak është bere mungesa e prokurorëve të çështjes.
 
Nga ana tjetër, mësohet se avokati i Emiljano Shullazit e cilësoi si një rast të paprecedente mungesën e përfaqësuesve te hetimit, ndërsa deklaroi se çështja ndaj klientit të tij duhet të pushohet, pasi Prokuroria nuk e vërteton dot akuzën.
 
Ne procesin Shullazi pritet edhe dëshmia e ish-kryeministrit Berisha lidhur me kërcënimet ndaj rektorit Mynyr Koni dhe pedagogut Dhori Kule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re