Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka dhënë një prononcim për mediar pas shtyrjes së gjyqit. Në fjalën e tij, Haxhia ka bërë me dije se Tahiri nuk ka shkuar në sallë pasi nuk është njoftuar.

Më tej, i pyetur nëse pala mbrojtëse do të shfrytëzonte hapësirat ligjore për pavlefshmëri të gjithë procesit, duke marrë parasysh edhe kohëzgjatjen e tij, Haxhia bëri me dije se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

“Ne kërkojmë pafajësi. Nuk dua të vijoj me procedurën. Saimir Tahiri që nga momenti i parë dhe deri më tani ka kërkuar prerazi pafajsinë,”-Maks Haxhia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re