Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, në Gjykatën Penale të Tiranës, për shkak se mungonte gjyqtarja Vjollca Spahiu. Sipas Fax News Spahiu kishte munguar për shkaqe shëndetësore.

Kajmaku u denoncua nga Partia Demokratike, që kishte fshehur dënimin në Greqi, ku ishte kapur duke qarkulluar me monedha të falsifikuara.

Prokuroria e akuzon kryebashkiakun për tre vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Falsifikim i Dokumenteve dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës.

Seanca e radhës do të mbahet në datën 18 Shkurt, ku gjyqtarja do të ketë disa mundësi që janë: dërgimin e çështjes për gjykim, rikthimin për hetim në Prokurori dhe pushimin e plotë të saj.

Kajmaku është në arrati që prej shpalljes në kërkim, është nën masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Por pavarësisht se ndodhet në arrati, kompania e tij pak javë më parë arriti të fitonte një tender nga Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re