Ditën e sotme në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese po diskutohet për kthimin e ligjit për metreologjinë, që u kthyer në Kuvend pak ditë më parë nga presidenti.

Komisioni ka vendosur që ta shtyjë dekretin e presidentit Meta për metreologjinë, për shkak se është kërkuar më tepër kohë për bisedim.

Gjatë fjalës së tij në komision, përfaqësuesi ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, tha gjatë fjalës së tij në komision se ligji nuk bën rregullimin e sistemit të të njësisë matëse, por privatizon shërbimet publike pa kriter.

Sipas Dervishajt kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interest ë privatit dhe se ligji zjell dëmtime edhe në buxhetin e shteti.

Po sipas tij edhe elementi matjes elementi i matjes është abuziv në këtë ligj pasi, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskulivitetin e subjektit privat.

Bledar Dervishaj: Ky ligj i lë hapësirë subjektivizmit  në rastin e tarifave. Shteti me këtë ligj heq dorë me vetëdije nga mekanizmët ligjor. Ligji nuk bën rregullimin e sistemit të njësisë matesë, por privatizimin e shërbimeve publike pa kriter. Verifikimi i instrumentave matëse të hidrokarbureve është dhënë me koncesion.

Kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interes të privatit në këtë rast. Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit. Nuk sjell asnjë ide të tarifave që rëndojnë tek qytetarët. Këto të dhëna kërkojnë hetim dhe kontroll nga parlamenti. Kuvendi duhet t’i jap përgjigje pyetjeve të presidentit. Edhe elementi i matjes është abuziv në këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskulivitetin e subjektit privat. Ligji nuk kujdeset për subjektin por për koncesionarët kontratat koncesionare ligjërohen përmes këtij logjika një zhballancim total të kontrollit. Ky ligj lë pa kontroll privatin të cilit i jepen të gjitha të drejta.

Organi publik sipas këtij ligji nuk lejohet të bëjë kontroll. Çdo subjekt që ndihet i abuzuar do të durojë e pranojë frustrimin dhe dëmtimin e interesave të tij. Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Krijon një ombrell mbrojtëse për kontrolluesin privat. Problematik tjetër është edhe inspektimi metrologjik kontratave të koncesionarit i jepet shumë përparësi. Delegimi i shërbimit nga subjekti provat të karakterizohet nga një kontroll i rreptë.

Ky ligj bie ndesh me kushtetutën, shkakton, diskriminimin e subjekteve para ligjit. Subjekti i autorizuar nuk kalon dot asnjë kontroll të plotë. Dëmi që shkakton ky ligj është shumë i madh. Kontrolli i gazit të lëngshëm dhe karburantit nga privati sjell dëm kolosal dhe synon të ligjëroj një skemë për qëllime klienteliste. Shmang konkurencën e lirë, cënon financat publike, prodhon kosto shtes për një shërbim që duhet të kryhet nga shteti. Ky ligj shtron praktika korruptive dhe mbron subjektet private. Presidenti vendosi kthimin e këtij ligji duke u bazuar në këto shkelje.

Dekreti për metrologjinë flet ministrja Anila Denaj: Ligji i ri për metrologjinë nuk ka nisur sot. Ky ligj i mbështetur në rregullat evropiane përshtatet veprimtarisë së metrologjisë. Kemi pasur në bazë direktivat evropiane. Ka në fokus vendosjen në konsideratë të faktorëve aktual real. Drejtoria e Metrologjisë ka në funksion një pjesë të kontrollit  të tregut. Regjimi automatik i matjes së vëllimit është ai që diskutojmë sot. Nuk po diskutojmë vëllimit fiskal.

Ky ligj i rëndësishëm për tu vlerësuar. Presidenti ka bërë akuzë të rëndë ky ligj ka sjellë përmirësimi nuk kemi krijuar situata preferenciale dhe nuk kemi shmangur konkurimin ligji siguron standarde të larta të kontrollimit. kemi bërë hap cilësor me këtë ligj. Ligji nuk shmang rolin dhe kompetencën e drejtorisë së përgjithshme të metrologjisë dëm do të kryej kontrollin e çdo ankes, ligji pjesë e një direktive evropiane ligji sjell përmirësime dhe jo përkeqësime. Sa për saktësinë e matjes e kemi pasur në fokus të punës sonë. Veprimtaria sot realizohet me kosto të caktuar dhe në rastin e koncesionarit është ministri i financave dhe ekonomisë që vendose rëndësishme është që frekuenca e monitorimeve të mos lidhen me kosto shtesë.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re