Kontrata koncesionare e markimit të karburanteve është shtyrë edhe më një vit.vendimi është bërë publik në fletoren zyrtare, pa argumentuar arsyet e shtyrjes.

 

Në vendim thuhet se kjo ka ardhur si rezultat i kërkesës së autoritetit kontraktues. Afati i mbarimit të kontratës së markimit të karburanteve ishte 1 gushti i këtij viti.

 

Për koncensionin e markimit te karburanteve, që rezulton i paefektshëm sipas kompanive importuese, janë paguar për 9 vite rreth 30 milione euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re