Skip to content

Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik, ja në cilën orë do të mbahet

Mbledhja e Këshillit Politik, e thirrur nga përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri është shtyrë për 30 minuta. Pritej të fillonte në orën 17:00, por do të fillojë në orën 17:30.

Megjithëse Rama një ditë më parë mohoi se do të ketë një takim tjetër me opozitën, Gjiknuri dha një njoftim ku thuhet se me rend dite pritet miratimi edhe formalisht i dokumenteve të dakordësuara me parë në këtë tryezë përtej projektligjit me amendamentet e Kodit Zgjedhor i cili kalon sot për votim në seance.

Një ditë më parë opozita jashtëparlamentit dje ishte dakord që Këshillit të mblidhej sot ose nesër, por pritet për t’u parë nëse do të marrin pjesë.

/faxweb