Eksperti i Ekonomisë, Selami Xhepa gjatë intervistës për “Fax News” ka folur për ligjin mbi investimet strategjike dhe për kërkesën në Parlament për ta shtyrë për dy vite.

Sipas Xhepës ky ligj është i paprecedentë pasi merr pronat e privatit ose shtetit dhe i shtetëzon për interes të privatit.

“Ligjit mbi investimet strategjike është një ndër ligjet më kontroverse të të gjithë tranzicionit në Shqipëri sepse në një vend ku problemet e pronësisë janë të pazgjidhura, regjistrimi i pronave është i pakompletuar qeveria e Shqipërisë ndërmori një iniciativë ligjore e cila merr përsipër që t’i japë prona publike dhe private ti shtetëzojë për interesin privat që është një rast i paprecedent.

Përgjithësi ligji për marrjen e pronës princave në pronësi të shtetit lejohet vetëm për investimet publike por kurrë nuk është shtetëzuar për iniciativa private. Nga kjo pikëpamje ligji ka probleme sa i takon principi fondamental të sistemit tonë ekonomik që është respekti për pronën private. Në një vend demokratik prona private është e shenjtë dhe askush nuk ka tagrin që të nëpërkëmbë interesat e qytetarëve. Së dyti mënyra si është zbatuar ligji gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur objektiva të qarta ose projektet përfituese të deritanishme për turizëm në vende bregdetare duket se përfituesit janë klientë të qeverisë dhe projektet nuk kanë ndonjë dobi të madhe për interesin publik. Dmth janë marrë prona, janë ndërtuar vila dhe pastaj janë shitur te privati, nuk kemi bërë asgjë tjetër një zonë ndërtimi rezidenciale por që janë zbatuar në perlat e turizmit shqiptar. Në mal të zi ka koncept i turizmit apo të shkosh në Turqi që e ka turizmin prioritet. Pra ligji është përdorur nga segmente të caktuara të biznesit por pa i shpërblyer apo pa i kthyer përfitimet që priteshin. Gjithashtu janë krijuar edhe konflikte pronësore. Ky ishte një ligj i paprecedentë që prodhonte konflikt dhe nuk jepte zhvillim dhe si i tillë jo vetëm që nuk duhej shtyrë në kohë por të ndalohet me kohë.

Duhet të bëhet një auditim i plote nga institucionet e pavarura të bëjnë auditim se çfarë ka ndodhur nga procesi i zbatimit të kësaj iniciative ligjore dhe çfarë përfitimesh ka marrë shoqëria, ka pasur abuzime, të ngrihet një sistem monitorimi për këto kontrata dhe të mbrohet prona private”, tha Xhepa.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re