Skip to content

Shtyhet padia për Teatrin: Përfaqësuesi i Presidencës kërkon pezullimin e çdo veprimi

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish shqyrtimin e padisë presidenciale për teatrin e ri kombëtar.

 

Në seancën plenare përfaqësuesi ligjor i kreut të shtetit Bledi Dervishi bëri një kërkesë të re për shpalljen antikushtetues të vendimit të këshillit bashkiak, për ndërtimin e teatrit dhe pezullimin e çdo veprimi, deri sa gjykata të japë verdiktin e saj.

 

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar më herët shpalljen anti-kushtetues të ligjit që  parashikonte ndërtimin me koncesion të teatrit të ri kombëtar si dhe shfuqizimin e vendimit që kalon truallin e teatrit në varësi të bashkisë së tiranës.