Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot në orën 17:00 të pasdites së sotme. Në seancën e sotme plenare eshte shtyrë ngritja e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj është shprehur se mes mazhorancës dhe opozitës nuk është gjetur një dakordësi. Për këtë arsye ai sugjeroi që të merret edhe një javë kohë për t’u shqyrtuar si çështje.

Partia Demokratike kërkon që Komisioni i Reformës Zgjedhore të përfshijë edhe Ndryshimet Kushtetuese, ndërsa PS kërkon që komision të ketë objekt pune vetëm Kodin Zgjedhor dhe rekomandimet e ODIHR.

Kujtojmë se kërkesa për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bë më 27 tetor nga 10 deputetë të Partisë Demokratike

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko