Shtyhet procesi gjyqësor për dosjen “CEZ” në Gjykatn e Apelit të Tiranës. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari. Ditën e djeshme, Kuvendi ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares nga trupi gykus pasi shihej si gjyqtare me konflikte interesi në çështje. Seanca e radhës do të mbahet në datën 24 qershor.

Gjyqi është në fazën e Dhomës së Këshillimit, ndërsa palët nuk paraqiten në proces, as mbrojta dhe as përfaqësues të organit të akuzës. Çështja shqyrtohet në bazë të dokumentacionit që është në dispozicion deri tani, pasi nuk janë paraqitur prova të reja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re