Skip to content

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, është shtyrë për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues.

Gjykata njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më 23 korrik, në orën 09:30.

Dy të akuzuarit përballen me akuza të rënda për një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të viteve të fundit, ku ish-prokurori Arjan Ndoja mbeti i plagosur dhe shoferi i tij humbi jetën.

Gjykata pritet të shqyrtojë prova kyçe në vijim të procesit, ndërkohë që palët mbrojtëse dhe prokuroria kanë paraqitur qëndrime të ndryshme lidhur me ecurinë e hetimeve.