Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë për në 4 qershor seancën gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku. Shkak i shtyrjes ishte mosparaqitja e avokatit mbrojtës të Kajmakut.

Ish-kryebashkiaku  po gjykohet në mungesë për akuzat e “falsifikimit të formularëve”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “kryerje e funksionit pas dhënies fund të tij”.  Të bashkëpandehura me Kajmakun janë dhe Merita Shytko e Irma Bylyku të akuzuara për “falsifikim dokumentesh” dhe Mirjeta Mema për “shpërdorim të detyrës”.(A.M/Faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re