Shtyhet sërish seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla i akuzuar për mosdeklarim të ardhurash.

Në seancën e sotme Llalla pritej të njihej me akuzat që rëndojnë ndaj tij, por shtyrja ka ardhur pasi prokuroria ka dërguar hetime shtesë.

Në këto rrethana, avokati mbrojtës ka kërkuar të njihet me akuzat e reja dhe hetimet e bëra, duke kërkuar edhe shtyrjen e seancës.

Kërkesa e tij u pranua, dhe u vendos që seanca e radhës të mbahet në 19 nëntor.

Llalla akuzohet për mosdeklarim të të ardhruave në kufi, dhe rrezikon nga dënimi me gjobë deri në tre vite burg.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re