Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.

Mësohet se shkak është bërë mosgjetja e dëshmitarit Avdyl Rama, të kërkuar nga prokuroria dhe mbrojtja.

Sipas prokurorisë, dëshmitari Rama ndodhet jashtë vendit, ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit.

Seanca e radhës për Belerin është caktuar të mbahet më 5 dhjetor, në orën 15:00.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re