Është shtyrë seanca ndaj ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të të dyshuarve, i cili i kishte sjellë kërkesë, si edhe mungesa e akt ekspertimit që është kërkuar nga gjykata për projektin e promenadës.

GJKKO caktoi ndaj tij më 27 shkurt masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Togat e zeza morën vendimin për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit. GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re