Shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Dacin.

Shkak është bërë dorëheqja e gjyqtares Anita Mici e cila ishte caktuar në këtë proces, por Prokuroria bëri kërkesë për përjashtimin e saj nga gjykimi.

Sot nuk është formuar trupa gjykuese , ndërkohë që Anita Mici është në proces Vettingu në KPA, ku Daci është pikërisht anëtar.

Tashmë është në dorën e KLGJ të caktojë një anëtar të ri. Luan Daci u dënua nga GJKKO me gjashtë muaj burg, konvertuar në 12 muaj detyrim për të mbajtur kontakte me shërbimin e provës, pasi kur është bërë anëtar i KPA ka falsifikuar dokumentet duke fshehur shkarkimin e tij si gjyqtar në 1997.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re