Skip to content

Shtyhet seanca në gjykatën Administrative të Apelit për Sinan Tafajn, ky ishte shkaku

Shtyhet seanca në gjykatën Administrative të Apelit për Sinan Tafajn.

Padia e Sinan Tafajt kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të shqyrtohet të premten në Apelin Adminstrativ.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e relatores së çështjes, por nuk dihet shkaku i mungesës. Seanca ishte parashikuar të mbahej në orën 14:30 por palët janë njoftuar paraprakisht.

Tafaj ka paditur Këshillin e Emërimeve që e s’kualifikoi nga gara për gjykatën Kushtetuese.

Ai pretendon se po diskriminohet për shkak se është i verbër.

Prej ditësh Apeli Administrativ po shqyrton vetëm çështje emergjente pasi një pjesë e administratës gjyqësore dhe gjyqtarë janë të prekur nga Covid-19.