Seanca paraprake për dosjen Partizani,ku i pandehur eshte Sali Berisha dhe dhendri i tij Jamarber Malltezi, është shtyrë për në datën 5 maj.
Shkak për këtë sipas avokatit është bërë pasi ata kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi. Seanca e radhës u caktua për në datën 5 maj.
Sipas avokatit, përjashtimi është kërkuar për njëanshmëri të theksuar të vendimmarrjes së gjyqtares.
Gjokutaj, deklaroi pas seancës se mbrojtja ka kërkuar largimin e gjyqtares Flojera Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.
“Ato janë kërkime të bazuara në ligj dhe një kaos gjyqësor, i cili pa shpjeguar shkaqet e ligjshmërisë apo paligjshmërisë së kërkimeve tona mori një vendim të padrejtë. Sot depozituam në formë të shkruar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares dhe sipas procedurës seanca u ndërpre sepse gjyqtarja as mund të marrë dhe as mund të japë vendim pa u shprehur një gjyqtar tjetër i kësaj gjykatë në lidhje me përjashtimin e saj” tha avokati Gjokutaj.