Shtyhet seanca gjyqësore për mjekun kardiolog Edvin Prifti, i cili akuzohet për  “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”,  “Fshehje e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gazetarja Klodiana Lala se seanca paraprake është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Ligori.

Pak dite me pare Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për mjekun e QSUT, Edvin Prifti dhe dergoi çështjen për gjykim.

Sipas SPAK, nga hetimet nga rezultuar se Edvin Prifti gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, “të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.”

Në momentin e arrestimit gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe në zyrë i janë gjetur dhe sekuestruar 56.800 euro, 7.600 dollarë dhe 15.435.000 Lekë, shuma parash të cilat mjeku nuk mund  t’i justifikonte me burime të ligjshme dhe dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale.

Gjithashtu ka rezultuar se mjeku Prifti prej vitit 2018, e në vijim, ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, për të justifikuar shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore.

Edvin Prifti, në sajë të detyrës së tij, si Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, pasi ka përfituar një Grant në shumën 8,973 dollarë nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implementohej në Shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të Grantit, por i ka përfituar për interesa personale.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re