Është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Sipas burimeve, bëhet me dije se ky vendim është marrë pasi Gjykata Kushtetuese ka kërkuar autorizim nga 36 deputetët e opozitës.
“Gjykata Kushtetuese vlerësoi që mjaftojnë 31 deputetët që janë firmëtarë dhe nuk ka nevojë për të shtuar firmat e atyre që zëvendësojnë deputetët në mandate.
Seanca e radhës u la në datën 11 korrik në orën 10:00. Besojmë se nuk do të ketë pengesa të tilla atë ditë, por do të futemi direkt në thelbin e çështjes.
Ne ishim përgatitur për sot, kishim kërkesa për Gjykatën, që do i parashtrojmë në seancën e radhës”, tha deputetja e PD-së, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj pas daljes nga ambientet e Gjykatës.
