Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Mediu u shpreh para mediave se çdo  i marrë nga ministri i asaj kohë ka qenë në përputhje me ligjin dhe në interes të vendit.

Ai shtoi se thirrja e dëshmitarëve dhe prezenca e tyre në seancë është detyrim i Prokurorisë.

“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.

Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë”, tha Mediu.

Gjykata më herët i ka kërkuar policisë të njoftojë Mihal Deligjorgjin dhe Dritan Minxollin, të cilët kërkohen si dëshmitarë, por ende nuk janë gjetur adresat e tyre.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re