Procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, është shtyrë për më 2 korrik, ora 08:30. Gjatë seancës së sotme, prokurori Elvin Gokaj kërkoi më shumë kohë për të integruar në mënyrë të plotë qëndrimet e mbrojtjes në konkluzionet përfundimtare të akuzës.

Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.

Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko