Reforma zgjedhore ka shkaktuar tensione në Kuvend anulimin e seancës, pasi opozita bllokoi foltoren e Parlamentit.

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se shkak për këto tensione është bërë refuzimi nga maxhoranca për të votuar ndryshimet e reformës zgjedhore.

Deputeti Gazment Bardhi është shprehur se opozita ka të drejtë të caktojë vetë përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore.

Ai shtoi se ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision dhe për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore.

“Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re