Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar të shfrytëzojë kohën e tij për të folur në Kuvend, për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama.

Demokratët bënë thirrje që të ndërpritet seanca deri në mbërritjen e Ramës.

Një kërkesë e tillë u refuzua fillimisht nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Vetë Basha nuk bëri komente, por refuzoi të merrte fjalën kur iu dha kjo e drejtë nga kryetarja e Kuvendit.

Nisur nga këto zhvillime, Nikolla ndërpreu seancën për 15 minuta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re