Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Fatmir Mediut në GJKKO dhe shkak janë bërë, sipas togave të zeza, prokurat e parregullta të paraqitura nga avokati Dorian Matlija për të mbrojtur 109 familjarë të viktimave apo të dëmtuar nga vepra penale.

Gjykata nuk legjetimoi Dorian Matlijan si përfaqësues të tyre në proces, duke kërkuar prokura të reja.

“Për mua është diskutim i panevojshëm dhe çfarë bëri shtyu edhe një seancë tjetër”, tha avokati pas shtyrjes së seancës, e cila do të mbahet më 18 korrik.

Dorian Matlija: Boll ky gjykim është vonuar 15 vite, tani të shtojmë edhe disa muaj të tjerë kot. Tani thashë ok e tërheq atë kërkesë për 109 persona sepse mjafton duke përfaqësuar 6 veta, përfaqëson interesat e të gjithë të dëmtuarve të tjerë të Gërdecit. Mbrojtja do të jetë e njëjta, nuk ndryshon nga njëri individ tek tjetri, Gjithmonë diskutohet për veprimet e shtetasit Fatmir Mediu nëse ka qenë në rregull apo jo, nëse ka qenë në përputhje me ligjin. Kjo gjë nuk ndryshon nëse janë 3, 300 apo 3000 njerëz që përfaqësohen nga i njëjti avokat.

Për mua është diskutim i panevojshëm dhe çfarë bëri shtyu edhe një seancë tjetër.

Seancën tjetër do të vijmë me prokura të rregullta dhe ky diskutim do të mbarojë këtu.

Ka tentativa për të zvarritur procesin?

Dorian Matlija: Ky proces është karakterizuar me vonesa gjithmonë. Ky ka qenë një proces i vonuar deri më sot dhe asgjë tjetër më shumë. Sot po shohim që të paktën të fillojë të ecë dhe ne nuk duam që të bëhemi pengesë, pengesa ka pasur plot deri më sot. Ndaj dhe gjithë ky diskutim për prokurat është i panevojshëm.

Nuk doja të krijoja një situatë të panevojshme të mbushja sallën me 100 apo 200 persona, ndaj solla prokura. Gjykata do prokura të reja, do i bëjmë gati herën tjetër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re