Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish gjyqin për konfiskimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi, përfshirë Rtv Ora dhe Ora News.

Në një prononcim për mediat, dy avokatët Besnik Muçi e Jordan Daci akuzuan prokurorët dhe gjykatën se po zvarrisin procesin.

Muçi: Kjo gjykatë, këta prokurorë vazhdojnë të shtyjnë procesin në pafundësi duke shkatërruar një biznes të një individi, aq më shumë një televizion.Duhet të jetë shqetësim, interes publik. Ne parashtruam disa kërkesa paraprake për pavlefshmërinë e disa akteve, përfshirë aktin e inspektimit kontabël që ka kryer prokuroria i cili në vlerësimin tonë është i pavlefshëm. Prokuroria nuk na lejoi të caktonim ekspertin tonë, nuk u bëri ekspertëve të caktuar nga ajo pyetjet e parashtruara nga ana jonë.

Këto janë shkelje të qarta që e bëjnë këtë akt të pavlefshëm. Ne kërkuam pavlefshmërinë e disa akteve të tjera, të cilat janë akte të prokurorisë.Prokurorët kërkuan që seanca të shtyhet për tu njohur me dokumentet e veta. Është një zvarritje pa fund e procesit. Në vend që të ishte një proces me një seancë gjyqësore 8 orë rresht, është interesi i të gjithëve, i publikut që kjo të përfundojë, vazhdojnë të shtyjnë seancat që prokurori të shprehet për kërkesa paraprake, për pavlefshmërinë e aktit të përpiluar nga vetë prokurori.

Daci: Të mos harrojmë se radhën e kaluar u shty pikërisht se munguan dy prokurorët. Është një vonesë e qëllimshme që në thelb po vë në diskutim edhe afatin ligjor që gjykata ka vetëm tre muaj kohë për ta gjykuar. Me ato që shoh i bi që gjykata shumë shpejt do të ndodhet në pamundësi për të respektuar këtë afat.

Një tjetër problem që doli sot dhe ishte e palogjikshme ishte se subjektet e prekura, të treta, që janë bankat të cilat janë të përfshira dhe pronaret e vërteta të disa prej pasurive që ka bërë kërkesë prokurori, të cilat janë thirrur rregullisht gjatë fazës së sekuestrimit, nuk u pranua që të thirreshin gjatë fazës së konfiskimit që është absurditet, nuk ka as logjikë njerëzore dhe as juridike. Për më tepër që edhe shtyrja, siç e tha kolegu, ne nuk dhamë asnjë dokument jashtë dokumenteve që ka nxjerrë vetë prokuroria.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re