GJKKO ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka kërkuar revokimin e masës së siguriës “arrest shtëpie” ndaj tij.

Avokati i liderit demokrat, Genc Gjokutaj u shpreh se gjykata ka për qëllimin që t’i djegë Sali Berishës mandatin e deputetit.

Gjokutaj: Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.

Do të kërkoni përjashtimin e gjyqtares?

Gjokutaj: Absolutisht, Irena Gjoka e ka kërkesën e përjashtimit të bashkëlidhur. Vetëm t’ia qepim në pallto, por sigurisht kjo gjyqtare do të ketë edhe probleme të tjera, sepse nuk kërkojmë vetëm ne përjashtimin. Ka edhe shkaqe të tjera, do të jeni në dijeni.

Pyesni kryeministrit në lidhje me këtë gjyq, si do të shkojë ky proces. Ai mund t’ju sqarojë mirë sepse është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re