Skip to content

Shtyhet sërish seanca për Mediun, ish-ministri kundërshtoi gjetjet e ekspertëve

900 0 1741094617xscreenshot 27 404 750x375 1

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mesditën e kësaj të marte prokurorët Arben Kraja dhe Klodian Braho vendosën të shtyjnë seancën për Mediun për në datën 18 mars, ora 12:00.

Prokurorët kërkuan shtyrjen e kësaj seanca pasi duhej të merrnin pjesë në procese të tjera gjyqësore.

Në seancën e sotme, Mediu kundërshtoi gjetjet e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec. Ai dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh, përmes të cilit kundërshtonin gjetjet e ekspertëve