Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.

Seanca e radhës do të zhvillohet të shtunën 30 dhjetor në orën 12:00.

Shtyrja është bërë për t’i dhënë mundësi avokateve mbrojtës të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Kujtojmë që SPKA ka kërkuar për Sali Berishën caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kjo pasi ish-kryeministri nuk e ka njohur vendimin e gjykatës që të paraqitej të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi është antikushtetues, pasi nuk ishte ndjekur rruga parlamentare.

Kërkesa e SPAK u dorëzua në Gjykatën e Posaçme pasi Kuvendi i dha autorizimin Prokurorisë Anti-Korrupsion për heqjen e imunitetit të deputetit të Sali Berishës.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re