Gjyqi “Shullazi” vazhdon te njohe ngecje jave pas jave.

E ndersa duket sikur u zgjidh ngerci me prokuroret pasi pak dite me pare u dha pretence, tani radhen per te vonuar dhe zvarritur procesin e kane avokatet.

Keta te fundit kanë kërkuar një javë kohë për të paraqitur mbrojtjen ndaj klientëve të tyre si të akuzuar si pjesë e bandës së Emiljano Shullazit.

Seanca e radhes është caktuar të zhvillohet më datën 30 tetor.

Në gjyq si të pandehur janë Emiljano Shullazi dhe grupi e tij, i përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Në total I dhanë 64 vite burg nga prokuroret për këtë grup.

Për Emiljano Shullazin, i cili është cilësuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re