Skip to content

Shtyhet vizita e Alexis Tsipras në Tiranë

2065938

Shtyhet për një kohë të dytë vizita e kryeministrit grek Aleksis Cipras në Shqipëri. Burimet bënë të ditur për Vizion Plus, se shefi i qeverisë greke nuk do të jetë në Tiranë për festen e pashkëve ne prill, ashtu siç pritej, por do ta zhvillojë vizitën e tij në një moment tjetër.
 
Arsyeja e shtyrjes lidhet me kohen e pakët që palët kanë në dispozicion, pasi negociatat konkrete ende nuk kanë nisur.
 
Takimi i pritshëm Rama-Cipras ishte paralajmëruar më herët, ndërsa pritej që dy kryeministrat të diskutonin mbi marrëdhëniet dy palëshe, e posaçërisht për negociatat mbi kufirin detar.
 
Lajmi për shtyrjen e vizitës vjen ne kohen kur presidenti Meta ka dhënë autorizimin për negociatat me Athinën e po ashtu pala shqiptare po behet gati për bisedimet teknike për një seri çështjesh që kërkojnë zgjidhje të dyanshme.