Zgjedhjet për drejtuesit e universitetit të Tiranës do të zhvillohen në datën 30 korrik, por Rektori aktual, Mynyr Koni, nuk e njeh këtë proces.

Në një shkresë drejtuar ministrisë, Koni thotë se nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në datën e percaktuar.

Sipas tij, edhe pse shpalli tre afate të ndryshme për aplikimet për anëtarë të komisionit institucional të zgjedhjeve, nuk pati asnjë interes nga stafi pedagogjik i universitetit.

Për këtë arsye, ky komision nuk arriti të miratohet nga senati akademik.

Ndërkohë Koni veren se zhvillimi i zgjedhjeve pa strukturën që e administron si proces, është i pamundur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re