Skip to content

Shtypet nga eskavatori një person brenda aeroportit të Kukësit, dje kishte nisur punë

Një person ka gjetur vdekjen në Kukës, në vendin ku po ndërtohet aeroporti i këtij qyteti. Burime ekskluzive bëjnë me dije për Faxweb.al se personi, i cili punonte në aeroport është shtypur nga një mjet i rëndë, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia.

Burimet saktësojnë se viktima kishte nisur punë në aeroport gjatë ditës së djeshme, dhe është përballur me këtë fat tragjik.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se viktima është me mbiemër Gashi.

/faxweb