Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat për shtyrjen me 3 vite të afatit për ligjin e letrave me vlerë, u shpreh se qeveria po përdor deputetët për të fshehur dështimin e saj më pronarët.

“Sa pronarë toke kanë përfituar nga shtyrja e fundit në dy vite, sa janë te shpërndara, ka pasur projekte zhvillimore?”, u shpreh deputetja demokrate.

Tabaku theksoi se databaze i bërë nga Ministria duhet vendosur në dispozicion të Komisionit për t’u informuar se sa janë prona private.

“Projektligjet janë te lidhura bashkë ndaj do ti drejtohem Ministrisë duke qenë se informacioni në relacion nuk ishte. Për herë të fundit ligji ka hyrë në fuqi në 2022 me afat deri në 2023. Problemi është që këto bono privatizimi i ka emetuar Ministria e Financave dhe ju po e çoni te Ekonomia, ndoshta duhet ta rregulloni dhe atë me ndryshimet e tjera. Nuk quhen ish pronare, behet fjale për kategori pronarësh dhe duhet përdorur termi i duhur dhe në legjislacion.

Sa pronarë toke kanë përfituar nga shtyrja e fundit në dy vite, sa janë te shpërndara, ka pasur projekte zhvillimore? Ku ndodhemi në dy vitet e fundit sepse po shtyjmë afatin, por pa ditur se çfarë ka ndodhur dy vite për të njëjtin proces.

Nëse ministria ka informacion se procesi ka dështuar dhe duhet dhe njëherë shtyrja e afatit e një numr të konsiderueshëm objektesh nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme që do i shpërndahen pronarëve, a ka databazë për këtë.

A keni informacion për këto prona të konsiderueshme që përmende ne relacion, është kërkesë e përsëritur informacioni. Databaza qe ka bërë vjet Ministria duhet vënë në dispozicion të këtij Komisioni që të informohemi mbi gjendjen sa janë prona private. Këto dy projektligje nuk janë kaq të izoluara, janë të ndërlidhura”, tha Jorida Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re