Shtyerjen e çeljes së negociatave për pas një viti, si për Shqipërinë ashtu dhe për Maqedoninë, opozita e ka lexuar si ndëshkim

“Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.  Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane”, shkroi Basha në FB.

Më herët, kryediplomati Bushati e serviri shtyerjen si një proces normal, sipas tij ngjashën siç ka ndodhur me Malin e Zi dhe Serbinë, duke e parë madje dhe nën një dritë pozitive si një “Ok” por i shtyrë në kohë.

Kështu e ka përjetuar dhe Rama, pra si një lajm pozitiv.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, shkroi Rama në FB.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re