Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas shtyrjes së vendimit për Sali Berishën, në lidhje me kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare, ka folur për mediat, duke thënë se arsyeja ishte mungesa e dy prokurorëve.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 25 mars, orë 09:00.

“Mbi ankimin që ne kemi bërë për dhënin leje të marr pjesë në Kuvend, në seancë gjyqësore u konstatua që prokurorët nuk morën pjesë, kishin dërguar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale nuk mund të ishin prezent.

Ky është një justifikim, të paktën njëri duhet të ishte. Nuk e kuptoj termin “arsye profesionale”, sepse profesioni i prokurorit është në hetim e gjykim.

Me angazhimin e zoti Rama në punë të tjera, duket kontakti i shkëputur, dhe është caktuar është një datë tjetër deri sa të vendoset SPAK në kontakte me zotin Rama. Në datë 25 ditën e hënë, në orën 9. Edhe Apeli, shumë e rëndë të mungojnë prokurorët, një seancë me rëndësi për kryetarin e opozitës”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re