Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili po hetohet për shpërthimin në Gërdec tha se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit janë marrë formalisht.

Para gazetarëve, Mediu u shpreh se me këta dëshmitarë po vazhdon një gjyq, ku prokuroria nuk po sjell asnjë të re për procesin dhe për zbardhjen e të vërtetës.

“Ajo që dua të theksoj është që vazhdon një gjyq që prokuroria epërmes dëshmitareve nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon procesin

Besoj se në këtë proces mos përgjigja e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”,tha Mediu.

Fatmir Mediu: Besoj është gjëja më e drejtë dhe të shikohet nëpërmjet pyetjeve që të dalë e vërteta dhe të pyeten prapë.

Me letër porosi është një akt formal, unë mendoj që ky procesi ka nevojë ti shkohet procesit nëpërmjet pyetjeve. Kjo është rruga më e drejtë.

Nuk e kuptoj  pse nuk bëhet në këtë formë kur pala amerikane ka ofruar për tu pyetur përmes video konferencës.

Ajo që dua të theksoj është që vazhdon një gjyq që prokuroria epërmes dëshmitareve nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët mbajnë qëndrimin për të mos u pyetur. Kjo nuk e ndihmon procesin

Besoj se në këtë proces mos përgjigja e tyre tregon qartë se edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën.

Seanca 

Në procesin gjyqësor u paraqit sot biznesmeni Mihal Delijorgji, por refuzoi të dëshmonte për shkak se ka qenë bashkë i pandehur.

Ndërkohë për Luan Hoxhën dhe ish-sekretaren e Aldo Bumçit nuk ka asnjë njoftim.  Ndërsa për rastin e Denis Hajdarit, u urdhërua nga GJKKO shoqërimi i detyrueshëm.

Kujtojmë se Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Seanca e radhës u caktua me 9 prill në orën 9:00.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re