Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se Gjykata Kushtetuese është e kapur nga qeveria dhe i shërben interesave të saj.

Komentet Vasili i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shtyrjen e seancës për VKM-në për konfiskimin e pronave.

Vasili tha se qeveria shqiptare vepron me dy standarte, ku nga njëra anë sipas tij, përdor rruspat dhe buldozierin sin ë rastin e “Prestige Resort” dhe nga ana tjetër legalizon ndërtime të paligjshme në mes të ditës në qendër të Tiranës.

“Gjykata Kushtetuese duke qenë një gjykatë e kapur, nuk i shërben interesit publik. Kanë zgjedhur rrugën që t’i ikin çështjeve të mëdha. Në shumicën e rasteve ka luajtur lojën e moslegjitimimit të palëve ankuese.

Qeveria shqiptare ka dy standarte të paligjshme, një standart ku përdor rruspën dhe buldozierin dhe shemb si në rastin e “Prestige Resort” dhe në rastin tjetër legalizon ndërtesat e paligjshme në mes të ditës në mes të Tiranës. Kjo tanto mes qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese është një kanto që luhet nga dy pjesë të së njëjtës palë.

Është një moment shumë i rëndë për GJK që nuk e kemi parë kurrë në pluralizëm. Ishim mësuar me atë GJK të vjetër që jepte 32 vendime rresht kundër qeverisë. Është një gjykatë e kapur.

Është një gjykatë e kapur që shpik artifice për t’ju vënë në krah qeverisë. Është shumë e qartë, një qeveri që punon me standartet e mafies, ka 2 standarte, rruspën dhe buldozierin për prestige resort dhe ligjin që e miraton me majmunët e vet në Parlament për të legjitimuar ato para që ata kanë. Kjo është situate për të gjithë qytetarët. Rrëmbim i pronave për qytetarët dhe biznesin e ndershëm dhe hapje e rrugës ligjore për klientët e vetë”, u shpreh Vasili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re