Pas përfundimit të seancës parlamentare, dhe shtyrjes së votimit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën, se po i bën një atentat vdekjeprurës pluralizmit parlamentar.

“Nuk ka ligësi dhe krim politik të cilin ai nuk është i aftë ta kryejë, por edhe ne do të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona për të mbrojtur pluralizmin parlamentar si kushti i të gjitha kushtet për funksionimin e parlamentit”, tha ndër të tjera Berisha.

Deklarata për mediat:

Ky përbën një atentat vdekjeprurës për pluralizmin parlamentar.

Deputetë e opozitës bën të pamundur për të bllokuar këtë votim.

Pucistët shtyjnë votimin për një javë. Jemi në prag të një situate që nuk ka ekzistuar kurrë në këtë parlament.

Nuk kam ndonjë besim se Edi Rama do të tërhiqet.

Nuk ka ligësi dhe krim politik të cilin ai nuk është i aftë ta kryejë, por edhe ne do të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona për të mbrojtur pluralizmin parlamentar si kushti i të gjitha kushtet për funksionimin e parlamentit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re