Skip to content

“Shtyrja nga GJK e pashpjegueshme”- VKM për konfiskimin e ndërtimeve, deputeti i PD: Për qeverinë mund të ndodhë çdo shpikje




Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka folur në lidhje me shtyrjen e vendimit për VKM-në e konfiskimit të ndërtimeve nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha në emisionin “Open” se ky është një precedent që ndodh për herë të parë nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa shtoi se dy gjykimet e fundit të GJK-së për bordet e çmimeve nuk kanë kërkuar një autorizim të tillë për firmat e deputetëve.

Ndërsa, deputeti i PD, Dashnor Sula tha se “për këtë qeveri dhe parlament, çfarëdo shpikje mund të ndodhë”, pasi sipas tij një precedent i tillë nuk ka ndodhur në 32 vitet e GJK.

Sipas tij kjo është një metodë e ndjekur nga qeveria si me bordet e çmimeve, për të “çoroditur opinionin dhe për të bërë veprime që të ndikojnë zgjedhjet”.

Ai shtoi më tej se tani po përgatitet një projekt ligj nga qeveria sepse e kanë parë që “e kanë qelbur fare” me këtë VKM./BW

“”